KRYEFAQJA » LAJME » Klosi për ndotjen akustike
blendi-klosi, rritje, paga minimale, 35 %, shqiperi, ekonomi

Klosi për ndotjen akustike

Lejet mjedisore për hotelet, baret e restorantet të cilat nuk do të respektojnë kriteret e mos-ndotjes akustike, do të revokohen. Ndërtimi i hartës së tyre si dhe respektimin e pikave të parashikuara në “Urdhrin e ri të Ministrisë së Mjedisit”, është në përgjegjësinë e bashkive, proces i cili do të jetë tërësisht trasparent sipas Ministrit Klosi.

Pushteti vendor i zonave turistike, ka gjithashtu për detyrë të përpilojë edhe hartën e zonave ku mund të ushtrohen sportet e ujit, ku nje ndër pikat e sigurisë është edhe prezenca e të paktën një personi për të dhënë ndihmën e parë. Kreu i Turizmit dhe Mjedisit, nga Vlora, kërkoi gjithashtu angazhimin e pushtetit vendor, komunitetit dhe biznesit të zonës në aksionin “Pastrojmë Tokën që duam” që do të zhvillohet nga data 16 deri më 22 prill, të shpallur ndërkombëtarisht  Dita e Tokës.

Sicred