KRYEFAQJA » LAJME » Klosi parlajmëron : Do të ndëshkohet kush balsamos apo ekspozon shpendët e rrallë
Gjykata rikthen lejet e guroreve, ministri Klosi: Vendim me hije të forta korruptive

Klosi parlajmëron : Do të ndëshkohet kush balsamos apo ekspozon shpendët e rrallë

Të gjitha subjektet do ndëshkohen në rast se balsamosin apo ekspozojnë shpendët e rrallë. Nga laguna e Kune-Vainit ku ndodhej për të parë nga afër mbajtjen e censusit kombëtar të shpendëve dimërore të ujit për vitin 2018, ministri i Mjedisit, Blendi Klosi e bëri këtë paralajmërim, ndërsa shpalli aksionin kombëtar për kontrollin dhe ndëshkimin e subjekteve që kapin, balsamosin apo ekspozojnë shpendë të rralla. “Prandaj ne kemi marrë një aksion të madh publik për të kontrolluar dhe vendosur ligjshmërinë e cila është e qartë shpendët e rralla, kafshët e rralla, nuk lejohet të gjuhen nuk lejohet të balsamosen, nuk lejohet të mbahen në kundravajtje penale” tha zoti Klosi.
Duke inspektuar numërimin e shpendëve, Ministri Klosi vlerësoi mbajtjen e përvitshme të censusit kombëtar që gjatë këtij viti shënon rritje të kapacitete dhe shtrirje me të gjerë në territor. “Përsa i përket censusit të shpendëve më vjen shumë mirë që kjo po ndodh është tashmë një aktivitet i përvitshëm, një aktivitet i cili nga vjet ka dyfishuar numrin e ekspertëve që janë përfshirë në këtë operacion, ka 10-fishuar numrin e specialistëve të agjencisë së zonave të mbrojtura, pra nga 5 sot janë 50 specialistë të zonave të mbrojtura që sot marrin pjesë në monitorimin e shpendëve në vendin tonë” tha ministri.
Censusi kombëtar i shpendëve shtegtarë dimrërorë të ujit këtë vit shtrihet në 20 ligatina në mbarë vendin nga 16 që ishin në vitin 2016. Censusi kombëtar zhvillohet në 143 vende nga e gjithë bota.

Sicred