KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Klosi lançon Planin Kombëtar të Gjelbërimit të Shqipërisë
Fjalimi i Trump në Davos

Klosi lançon Planin Kombëtar të Gjelbërimit të Shqipërisë

Në 95 -vjetorin e themelimit të Shërbimit Pyjor Shqiptar, Ministri i Mjedisit, Blendi Klosi lancoi Planit Kombëtar të Gjelbërimit të Shqipërisë. Ai vlerësoi punën e qindra veteranëve dhe inxhinierëve të pyjeve ndër vite, Klosi tha se prej ditës së sotme do të fillonte zbatimin e mbjelljes së 20 milionë e 200 mijë pemëve deri në vitin 2020. “Në shenjë vlerësimi për profesionin dhe misionin tuaj, përvjetori i themelimit të shërbimit pyjor, ishte dita më simbolike nga ku mund të lançonim shpalljen e Planit Kombëtar të Gjelbërimit të Shqipërisë. 20 milion e 200 mijë pemë është angazhimi për t’u përmbyllur deri në 2020”. Më tej ministri Klosi prezantoi në detaje zbatimin e Planit duke vënë theksin në detyrimet e biznesit. “Nga inspektimi i deritanishëm i bizneseve, rezulton që duhet t’i kthejnë mjedisit shqiptar plot 6 milion e 700 mijë pemë. Nuk ka dhe nuk do të ketë asnjë amnisti. Kompanitë, sipërmarrjet që kanë fituar duke dëmtuar mjedisin dhe që nuk e kanë shlyer këtë dëm, do t’i kthehen zë për zë, zbatimit të asaj kontrate që kanë me shtetin shqiptar, pra lejen mjedisore që i detyron të mbjellin pemë.” Një tjetër linjë e zbatimit të Planit Kombëtar eshte edhe ai ne bashkepunim me ministrine Bujqësisë, skemat e financimit për fermerët privatë te cilet do orientohen drejt pyllëzimit.

Sicred