KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Klosi: Fieri i ka mundësitë për bum ekonomik

Klosi: Fieri i ka mundësitë për bum ekonomik

Fieri mund të shndërrohet në një bum ekonomik, pasi ka një vijë bregdetare të virgjër afër, si plazhi i Darëzezës dhe Semanit, aeroportin që po ngrihet midis Vlorës dhe Fierit, dhe falë hapësirave fushore i ka të gjitha mundësitë që të zhvillojë polet e para të agroturizmit. Zhvillimi i kësaj zone ka qenë synimi i takimit të përfaqësuesve të pushtetit qendror e atij lokal sot në Fier. “Ka ardhur koha që ai bregdet aq i madh e ranor, me atë pastërti, me atë sipërfaqe të shtrirë aq të madhe mund të shndërrohet në një bum ekonomik për të cilin ne duhet të mendojmë të jemi të gatshëm” theksoi ministri Blendi Klosi.

Po punohet edhe me pastrimin e lumit të Gjanicës, që kalon mespërmes qytetit të Fierit. Duke detyruar të gjitha kompanitë e hidrokarbureve që të vendosin depuratorët dhe të mos shkarkojnë më ujëra të patrajtuar në lumë. Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi ka fikur sot të gjitha shpresat për heqjen e ligjit të moritoriumit të gjuetisë.

“Nuk jemi të gatshëm sepse ne abuzojmë me të drejtën që të jep një liçencë apo një leje.Nuk ka më laguna në mesdhe, ne i vetëm I kemi katër laguna të mbrojtura. Dhe ca do bëjmë, të fusim përsëri gjuetinë që ta shkatërrojmë?”

Sicred