KRYEFAQJA » LAJME » Klosi falenderon 12 prefektët e vendit
Klosi falenderon 12 prefektët e vendit

Klosi falenderon 12 prefektët e vendit

Pas përfundimit të Javës së Tokës dhe aksionit për të pastruar Shqipërinë, nga foltorja e Kryeministrisë, Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi ka falenderuar në praninë e tyre 12 prefektët e vendit, për angazhimin e tyre. E jo vetëm ata. Në këtë aksion u angazhuan 20740 forca njerëzore, 905 mjete, që bënë të mundur pastrimin e 155 segmenteve lumore, plazheve kryesore në vend e largimin prej tyre të mijëra ton mbetjeve.  Vetëm për një javë. Por Klosi i mëshoi fort zbatimit të ligjit pme mbyllje të biznesit për këdo që derdh ujërat e zeza në det, liqen apo lumë, kush krijon ndotje akustike, si dhe përmendi përgatitjen e një plani masash me prefekturat për rehabilitimin e landfilldeve që mos jenë afër shtratit të lumenjve.

Sicred