KRYEFAQJA » LAJME » KLD i jep leje 2 vjeçare gjykatësit Gjin Gjoni, kundërshton ministrja e drejtësisë

KLD i jep leje 2 vjeçare gjykatësit Gjin Gjoni, kundërshton ministrja e drejtësisë

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj ka bërë sot publik një vendim të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, i cili ka mirtatuar një leje dy vjeçare për gjyqtarin e Apelit të Tiranës Gjin Gjoni. Ministrja tha se vendimi është marrë në kundërshtim me ligjin duke akuzuar KLD-në se është bërë palë me ata që nuk e duan vettingun.“Në këtë mbledhje kërkesa është shqyrtuar në mënyrë të paligjshme në fund të mbledhjes, për më tepër bazuar në parashikimet ligjore, KLD mund të marrë çështje të papërfshira në rendin e ditës, vetëm me votat e 2/3 të të gjtithë anëtarëve”-tha Gjonaj.

Në mbledhjen e KLD-së së 10 tetorit në rendin e ditës kishte dy çështje, delegimi i një gjyqtari në Korçë dhe delegimin e disa gjyqtarëve sipas kërkesave të gjykatave të ndryshme. Por në zbardhjen e procesverbalit vihet re shtimi i çështjes së gjyqtarit Gjin Gjoni i cili kërkon 2 vjet leje me argumentimin se është bërë baba dhe do t’i duhet të bëjë shpesh udhëtime dhe vizita në shtetin gjerman ku jeton familja e tij. Ky vendim tha ministrja Gjonaj është i paligjshëm dhe kërkoi shfuqizimin e tij. Në të kundërt u shpreh ajo do ti drejtohet komisionit të Vettingut.

“Nisur nga përgjegjësia ime si ministre e Drejtësisë dhe anëtare e KLD, do t’i drejtohem zyrtarisht këtij institucioni që të shfuqizojë vendimin e marrë në shkelje të ligjit. Në të kundërt kërkesa do t’i drejtohet gjykatës për të anulluar këtë akt të paligjshëm si dhe komisionit të Vettingut për largimin e të gjithë atyre që kanë ngritur dorën kundër ligjit. KLD të ndalë vendimmarrjet e paligjshme”-tha ministrja.

Sicred