KRYEFAQJA » LAJME » KLD, grup pune për proçesin e vettingut

KLD, grup pune për proçesin e vettingut

Këshilli i Lartë i Drejtësisë në mbledhjen e së premtes ka ngritur një grup pune prej katër anëtarësh, i cili do të koordinojë punën me institucionet e tjera për proçesin e vettingut në drejtësi, si dhe miratimin e akteve të përbashkëta. Grupi i punës përbëhet nga tre anëtarë të KLD-së, Gerd Hoxha dhe Neritan Sena të zgjedhur nga Konferenca Gjyqësore, Vangjel Kosta i zgjedhur nga Kuvendi si dhe nga një përfaqësues i Ministrisë së Drejtësisë, emri i të cilit ende nuk është përcaktuar. Ilir Meta, Presidenti i Republikës, njëkohësisht edhe kryetari i Këshillit të lartë të Drejtësisë, në fjalën e tij gjatë mbledhjes theksoi se KLD dhe inspektoriati i saj do të përmbushin në kohë të gjitha detyrimet që do t’i ngarkohen nga proçesi i vettingut. Gjithashtu, Meta garantoi se KLD të njëjtin bashkëpunim do të ketë edhe me institucionet partnere ndërkombëtare që kanë asistuar në proçesin e reformës në drejtësi, zbatimi i të cilës duhet të fillojë sa më parë.

Sicred