KRYEFAQJA » LAJME » KKSH dhe partitë shqiptare në Serbi ftuan qytetarët shqiptarë të bojkotojnë zgjedhjet presidenciale
Këshilli Kombëtar Shqiptar dhe partitë shqiptare në Serbi ftuan qytetarët shqiptarë të bojkotojnë zgjedhjet presidenciale

KKSH dhe partitë shqiptare në Serbi ftuan qytetarët shqiptarë të bojkotojnë zgjedhjet presidenciale

Këshilli Kombëtar Shqiptar dhe partitë politike shqiptare në Serbi ftuan qytetarët shqiptarë me banim në Luginën e Preshevës t’i bojkotojnë zgjedhjet presidenciale të Serbisë. Sipas tyre, asnjë nga kandidatët për president dhe asnjë program zgjedhor nuk ka shfaqur interesim për gjendjen e popullsisë shqiptare në jug të Serbisë. Propozimi i forcave politike ka gjetur mbështetje nga banorët e Luginës së Preshevës, të cilët thonë se do t’i bojkotojnë zgjedhjet e se dielës në shenjë revolte për mosrespektimin e të drejtave të tyre. Këshilli Kombëtar Shqiptar ka konstatuar se shqiptarët diskriminohen në mënyrë drastike nga pushteti qendror i Beogradit. Sipas krerëve lokalë politikë, banorët e luginës praktikisht i kanë bojkotuar edhe herë tjetër këto zgjedhje, për të njëjtën arsye, mungesë e interesimit të poltiikanëve serbë ndaj kushteve dhe të drejtave të popullatës shqiptare në Luginë.

Sicred