KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Kisha e Shën Mërisë në Përmet po i nënshtrohet restaurimit

Kisha e Shën Mërisë në Përmet po i nënshtrohet restaurimit

Kisha e Shën Mërisë, në Kosinë të Përmetit, po i nënshtrohet restaurimit. Projekti i cili mbështet nga Instituti i Mmonumenteve të Kulturës, Ministria e Kultures dhe Kisha Ortodokse, shkon në vlerën e 50 milionë lekëve. Ai parashikon ndërhyrje në pjesën e jashtme  dhe të brendshme të saj. Sipas Ministres së Kulturës Mirela Kumbaro restaurimi synon rikthimin  e elementëve tradicionalë dhe konsolidimin e pikturave murale me qëllim nxjerrjen në pah të vlerave. “Gjithë zona e Kosinës është një zonë shumë e begatë, me histori, me një peisazh të jashtëzakonshëm, e kombinuar kjo me sitet kulturore siç është kisha, e bëjnë patjetër një ndër zonat e preferuara edhe për të nxitur turizmin familjar që është vetëm në hapat e para” tha ministrja Kumbaro.
Kisha daton që në vitin 1460. Ndërhyrja më e fundit në këtë objekt fetar është kryer rreth viteve 80, ndërsa është shpallur monument kulture në vitin 1963.

Sicred