KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » KISHA E SHËN GJERGJIT, NEVOJË PËR RESTAURIM
Arkeologjia shqiptare në fokusin e arkeologëve francezë

KISHA E SHËN GJERGJIT, NEVOJË PËR RESTAURIM

Duhet të ngjitesh në majë të kodrës për të shkuar në kishën e Shën Gjergjit . Është një ndër 10-tra kishat e zonës së Divjakës, por me një strukturë të veçantë. Njerëz të shumtë kanë gërrmuar në rrënojat e kishës, duke menduar se mund të gjenin florinj. Gërmimet e tyre kanë prishur pjesën ku bëheshin pagëzimet.

Kisha është pothuajse e shkatërruar.

Ky fshat banohet vetëm nga të krishterët. Dikur njihej me emrin Shën Gjergj, për shkak të kësaj kishe ndërsa sot Korie. Kjo kishë është e vetmja në llojin e saj në Myzeqe për shkak të formës së ndërtimit të shek të 18. Në rrënojat e kishës besimtarët e zonës ndezin ende qirinj. Në raste se në ketë vend kryhen gërmime arkeologjike, mund të zbulohet hyrja e dytë në anën jugore të kishës, përveç hyrjes kryesore në anën veriore që është e dukshme.

Megjithëse duhet të ecësh nëpër zonën e mbuluar nga ferrat e shumta, në një terren rrëshqitës kodrinor, dhe të kapërcesh gropa, pamja në majë ku është vendosur kryqi, të ofron bukurinë e fushave të Myzeqesë. Territori ku ndodhen rrënojat e kishës është i mbuluar nga bimësia, ndërsa në brëndësi të saj kanë mbirë edhe pemë. Muri verior dhe pjesërisht muri jugor, janë të vetmet dëshmi të qarta të kishës së Shën Gjergjit.

Në gjëndjen që është sot, kisha vizitohet nga pak besimtarë, ndërsa ka tërhequr vëmendjen e arkeologëve, sipas të cilëve këto vlera historike duhet të ruhen, të restaurohen dhe të bëhen të vizitueshme.

Sicred