KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Kinemaja italiane te “Reja”

Kinemaja italiane te “Reja”

Instalacioni Reja kthehet në kinemanë verore më tërheqëse në Tiranë. Do të jenë 10 Netë të Kinemasë Italiane, për 10 të marta rrjesht, duke filluar nga data 30 maj deri më 1 gusht ku do të shfaqen, filma italianë në gjuhën origjinale me titra në gjuhën shqipe. Nata e parë ka startuar me filmin “E di Ai lart” me regji të Edoardo Falcone dhe ashtu si në edicionin e parë ka mbledhur rreth vetes nën Re, të apasionuar të kinemasë të të gjitha moshave. Nisma, e frymëzuar nga i njëjti shpirt që animoi mbrëmjet e edicionit të parë, synon të ofrojë një mundësi për t’u takuar dhe argëtuar, për të rinj dhe të moshuar, që do të qëndrojnë në qytet gjatë verës me qëllim që të promovojë kinemanë bashkëkohore italiane pothuajse jo e pranishme gjatë pjesës tjetër të vitit në kinema. Filmat në programacion për edicionin e këtij viti, janë të llojit dramatik dhe komedi. Nga “Më falni që ekzistoj” me Paola Cortellesi dhe Raul Bova te filmi komik “Bukuroshët e babait” me regji të Guido Chiesa dhe aktor Diego Abatantuono, “Pafsh ëndërra të bukura” i Marco Bellocchio. Do të projektohen gjithashtu e thërrisnin Jeeg Robot një film shumë i vlerësuar nga kritika dhe shumë i dashur nga publiku, “Nuovo Cinema Paradiso” nga Giuseppe Tornatore, një evergreen i cili ka fituar Çmimin Oscar si Filmi më i Mirë i Huaj. I fundit por jo më pak i rëndësishëm E bardhë si qumështi, e kuqe si gjaku, bazuar në veprë me të njëjtin titull të shkrimtarit, në atë kohë ende i ri, Alessandro d’Avenia, një roman që shpejt u bë një sukses ndërkombëtar.

Sicred