KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Kinë, të vrarë dhe të plagosur nga një tërmet në Siçuan
Kinë, të vrarë dhe të plagosur nga një tërmet në Siçuan

Kinë, të vrarë dhe të plagosur nga një tërmet në Siçuan

Të paktën 13 persona kanë humbur jetën dhe 175 të tjerë janë plagosur nga një tërmet me magnitudë 7 ballë të shkallës Rihter që goditi provincën jugperëndimore Siçuan në Kinë. Mediat e huaja raportuan se rreth 100 turistë, që po vizitonin një pikë piktoreske të rajonit, u bllokuan nga shkarja e dheut e shkaktuar nga tërmeti. ^ turistë njoftohet se kanë humbur jetën. Agjencia kineze e lajmeve Hsinhua bëri të ditur se si pasojë e tërmetit u shkatërrua një pjesë e një hoteli ku në momentin e rënies së tërmetit ndodheshin 500 persona, por u arrit që ata të evakuoheshin të gjithë nga godina. Siçuani është një zonë mjaftë sizmike. Tërmeti më me pasoja ka rënë në maj 2008 duke vrarë 70 mijë persona.

Sicred