KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Kinë, stuhitë e dëborës mbyllin aeroportet dhe ndërpritet mësimi

Kinë, stuhitë e dëborës mbyllin aeroportet dhe ndërpritet mësimi

Stuhitë e dëborës që kanë përfshirë pjesët lindore dhe qendrore të Kinës, kanë shkaktuar kolaps në trafikun ajror dhe hekurudhor si edhe kanë detyruar ndërprerjen e procesit mësimor. Në Yichang, në pjesët qëndrore të vendit janë anuluar dhjetëra udhëtime hekurudhore, që kanë ndikuar negativisht ndaj mijëra pasagjerëve. Dëme ka patur edhe në sistemin energjetik, ndërkohë që është ndërprerë mësimi në shumë shkolla në zonën e Hainanit. Në 17 aeroporte në vend janë riorientuar fluturimet për shkak të ngricave në pistën e avionëve. Katër aeroporte janë mbyllur përkohësisht. Instituti Meteorologjik i Kinës lëshoi alarm portokalli si pasojë e stuhive të dëborës dhe temperaturave të ulëta.

Sicred