KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Kinë, shpërthim në qytetin Ningbo
Kinë, shpërthim në qytetin Ningbo

Kinë, shpërthim në qytetin Ningbo

Të paktën dy persona kanë gjetur vdekjen, ndërsa dhjetëra të tjerë janë plagosur, pas një shpërthimi në qytetin portual të Kinës lindore, Ningbo. Shpërthimi ka ndodhur në një fabrikë rreth orës 9 të mëngjesit, duke shkaktuar shembjen e disa prej ndërtesave që ndodheshin aty pranë. Media shtetërore kineze raporton se të paktën 30 persona janë transportuar me urgjencë nëpër spitalet e zonës, mes operacioneve të shpëtimit. Pamjet televizive tregojnë punonjësit e ndihmës së shpejtë teksa nxirrnin njerëzit nga rrënojat në zonën përreth vendngjarjes. Policia njoftoise një hetim ka nisur për të përcaktuar shkakun e shpërthimit. Qyteti njihet për portin e tij ndërkombëtar, sikurse edhe për industrinë e prodhimit të makinave, pasi është “shtëpia” e pronarit kinez të Volvos.

Sicred