KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Kinë-SHBA vazhdon përplasja për tarifat tregëtare

Kinë-SHBA vazhdon përplasja për tarifat tregëtare

Kina do të kundëpërgjigjet shumë shpejt për të mbrojtur veten nëse SHBA-të dëmtojnë interesat e saj me tarifa të reja tregtare, u shpreh sot një zëdhënës i ministrisë së jashtme kineze. Paralajmërimi nga Pekini erdhi ndërsa SHBA-të po përgatiten të vendosin tarifa të reja ndaj importeve kineze që kapin shifrën e 50 miliardë dollarëve. Ditën e djeshme, zyrtarë amerikanë u takuan në Shtëpinë e Bardhë për ta reduktuar numrin e kategorive të listës së produkteve për t’u tatuar nga 1300 në 800. Ndërkohë, në vend kanë hyrë në fuqi taksat për importet e celikut dhe aluminit të huaj. SHBA-të thonë se tarifat e tyre ndaj mallrave kineze adresojnë atë që ato e konsiderojnë si vjedhja e pronës intelektuale. Amerika do që Kina t’i japë fund praktikave që inkurajojnë transferimin e pronësisë intelektuale drejt kompanive kineze, sic janë edhe kërkesat që kompanitë e huaja duhet të ndajnë pronësinë me partnerët lokalë për të patur akses në tregun Kinez. Ministria e jashtme kineze përsëriti sot parlajmërimet e mëparshme se të gjitha bisedimet mes Kinës dhe SHBA-ve do të ishin të pavlefshme nëse Uashingtoni vendoste sanksione tregtare. – Pozicioni ynë është i njëjti. Nëse SHBA-të marrin masa të njëanshme dhe proteksioniste për të dëmtuar interesat kineze, ne do të përgjigjemi menjëherë duke marrë vendime të nevojshme për të mbrojtur interesat dhe të drejtat tona legjitime, – u shpreh zëdhënësi i ministrisë së jashtme të Kinës. Ndërkohë drejtorja e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Kristine Lagard, paralajmëroi dje se politikat tregtare të administratës Tramp kishin shumë mundësi të dëmtonin ekonominë amerikane dhe të minonin sistemin tregtare botëror. Ajo theksoi se një luftë e mundshme tregtare do të rezultonte me humbës nga të dy palët dhe do të kishte një ndikim vërtet serioz.

Sicred