KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Kinë-ShBA, tre muaj negociatë tregtare me rëndësi kyçe
Kinë-ShBA, tre muaj negociatë tregtare me rëndësi kyçe

Kinë-ShBA, tre muaj negociatë tregtare me rëndësi kyçe

Presidenti i Kinës Xi Jinping dhe homologu i tij amerikan Donald Trump u takuan më 1 dhjetor në Argjentinë. Dy udhëheqësit ranë dakord për ndërprerjen e masave tregtare si shtimi i tarifave reciproke etj., dhe vendosën të shpejtojnë negociatat në 90 ditët në vijim. Nëse arrihet një marrëveshje gjatë këtij afati do të hiqen të gjitha tarifat e shtuara nga fillimi i këtij viti.
Tre muaj nënkuptojnë një agjendë të ngjeshur dhe një periudhë të shkurtër për zgjidhjen e fërkimeve të ndërlikuara tregtare kino-amerikane. Lidhur me disa probleme strukturore të paraqitura nga pala amerikane si mbrojtje e të drejtave të pronësisë intelektuale, bashkëpunim në teknologji, hyrje të tregut, barriera jo-doganore etj., Kina reagoi se mund të zhvillojë diskutime mbi ato që janë në përputhje me parimin e Reformës dhe Hapjes të vendit.
Ndërkohë, ShBA-ja është dakord të marrë parasysh interesat thelbësore nga shqetësimet serioze të Kinës. Megjithatë, negociatat që prekin çdo problem konkret mund të jenë plot debate me “erë baruti”. Plus faktorë si mendime të diversifikuara të brendshme të grupit negociator, rrethana të ndërlikuara politike në ShBA, Kina është gati për të përballuar vështirësitë të mundshme, duke mos mënjanuar mundësinë e kthimin prapë të qëndrimit të palës amerikane.
Megjithatë, pavarësisht rezultateve, Kina do të ngulë këmbë në parimin e saj si palë që detyrohet të vetëmbrohet në luftë tregtare. Qëndrimi i palës kineze është i qartë: nuk ka dëshirë të hapë zjarr, por nëse shpërthen lufta, Kina nuk ka frikë të marrë pjesë për të mbrojtur interesat thelbësore të vendit dhe të popullit. Praktikat dhe konsultimet në tetë muajt e kaluar kanë vërtetuar vullnetin dhe mirëbesimin e Kinës.

Sicred