KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Kinë: Rreth 140 persona kanë mbetur në gurë nga rrëshqitja e një kodre

Kinë: Rreth 140 persona kanë mbetur në gurë nga rrëshqitja e një kodre

Rreth 140 njerëz besohet se kanë humbur jetën pas nje rrëshqitjeje masive dheu në krahinën Siçuan në jugperëndim të Kinës. Rreth 40 shtëpi janë shkatërruar në një fshat pasi faqja e një kodre u shëmb rreth orës 6 të mëngjesit. Ekipet e shpëtimit po vazhdojnë pa ndërprerë të kërkojnë të mbijetuar duke gërmuar nëpër gure. Deri tani janë nxjerrë disa njerëz të gjallë që janë dërguar në spital. Punimet janë të vështira sepse bashkë me dheun janë rrokullisur edhe shkëmbinj të mëdhenj. Rrëshqitjet e dheut përbëjnë një rrezik të përhershëm në rajonet malore të Kinës, sidomos gjatë shirave të dendura.

Sicred