KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Kinë, rrëshqitja e tokës sjell viktima
Kinë, rrëshqitja e tokës sjell viktima

Kinë, rrëshqitja e tokës sjell viktima

Një valë e dytë e rrëshqitjeve të tokës ka goditur një fshat kinez në jugperëndim të provincës Siçuan. Tre ditë më parë një rrëshqitje masive e tokës shkaktoi vdekjen e më shumë se 100 personave. Ekipet e shpëtimit kanë gjetur 10 trupa, por u detyruan të pezullonin kërkimet për shkak të paralajmërimeve për një rrëshqitje tjetër të tokës, sipas autoriteteve vendore. Ndërkohë që pritet të bëhen kërkime edhe për 93 persona të tjerë të shpallur të humbur. Kina ka përjetuar mot të vështire me shira të rrembyer duke shkaktuar përmbytje të medha dhe rrëshqitje masive të tokës.

Sicred