KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Kinë, ngrihet statuja e Gjelit Tramp
Kinë, ngrihet statuja e Gjelit Tramp

Kinë, ngrihet statuja e Gjelit Tramp

Në prag të Vitit të Gjelit sipas horoskopit kinez, një skulpturë e këtij shpendi është ngritur në një nga sheshet e provincës Shanxi në Kinë. Por ajo që të bën përshtypje është se gjeli ka stilin e flokëve të Presidentit të ri Amerikan, Donald Trump. Në fakt edhe artisti që ka krijuar këtë skulpturë ka thënë se frymëzim ka qenë pikërisht kreu i ri i Shtëpisë së Bardhë. Një seri produktesh dhe kopje më të vogla do të jetë në dispozicion për t’u shitur në të ardhmen. Të paktën katër dyqane kanë shitur “gjelat Trump”, me çmime që fillonin nga 57 dollarë deri 1,739 dollarë. Por kjo nuk është hera e parë që Trump krahasohet me një shpend në Kinë. Më herët e përditshmja “Popullore” e Kinës krahasoi modelin e flokëve të Presidentit me një fazan. Ngritja e kësaj statuje vjen në një kohe kur marrëdhëniet mes SHBA-se dhe Kinës janë te tensionuara për shkak te deklaratave te tij për Tajvanin.

Sicred