KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Kinë, inaugurohet ura më e lartë në botë
kine, ura, ura me e larte, bota, ndertohet

Kinë, inaugurohet ura më e lartë në botë

Në këtë fundvit ura më e lartë në botë është gati të mirëpresë të gjitha automjetet. Dhe me në fund pas tri vitesh ndërtim vjen edhe ora e inagurimit.  Sigurisht që ndërtimi gjigand 565 metra i lartë dhe 1341 metra e gjatë, do të mbante vulën e shtetit të rekordeve siç është Kina. Ndërtimi i urës gjigande kishte nisur që në vitin 2013 dhe ka kushtuar 150 milionë dollarë. Më shumë se 1000 persona kanë dhënë kontributin e tyre në ndërtimin e urës së rekordeve Beipanjiang. Ky investim gjigand do të shërbejë për të lidhur dy provincat Junnan dhe Guizhou. Njësoj me një ndërtesë 200-katëshe, Kina ka përfunduar  një nga ndërtimet më të rëndësishme të inxhinierisë në vitet e fundit. Ura e cila lidh krahinat malore pritet të shkurtojë kohën e udhëtimit në një orë e gjysmë nga pesë orë që ishte në të kaluarën.

Sicred