KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Kinë, fillon punimet kongresi i partisë Komuniste

Kinë, fillon punimet kongresi i partisë Komuniste

Nën masa të larta sigurie, Partia Komuniste e Kinës ka filluar punimet në kongresin politik më të madh të vendit. Samiti me dyer të mbyllura, që zhvillohet çdo 5 vjet, përcakton kush do të udhëheqë Kinën dhe drejtimin që vendi do të marrë në mandatin e ardhshëm. Presidenti Xi Jinping, i cili u shpall lider në vitin 2012, ka konsoliduar pushtetin e tij dhe pritet të mbetet udhëheqës i partisë. Kongresi që gjithashtu vendos për një udhërrëfyes për Kinën për 5 vitet e ardhshme, pritet të përfundojë punimet javën e ardhshme. Pak pas përfundimit të kongresit, partia pritet të zbulojë anëtarët e rinj të trupit vendimmarrës të Kinës dhe Komitetit të Përhershëm të Byrosë Politike që do të drejtojë vendin. Presidenti Xi Jinping i është adresuar më shumë se 2.000 delegatëve pjesëmarrës në këtë kongres, në një fjalim tre orësh. Kreu i Shtetit listoi arritjet më të fundit të vendit, ndërsa theksoi se Kina nuk duhet të kopjojë modele politike të huaja, pasi ka arritur të bëhet një fuqi e madhe botërore falë socializmit me tipare kineze.

Sicred