KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Kinë, dënohet me burg aktivisti Wu Gan

Kinë, dënohet me burg aktivisti Wu Gan

Një gjykatë kineze ka dënuar me 8 vjet burg aktivistin e njohur Wu Gan, i akuzuar për përmbysje të pushtetit në Kinë. Ndaj tij gjykata vendosi gjithashtu privimin për 5 vjet nga çdo mundësi për të marrë pjesë në aktivitete politike. Aktivisti ishte arrestuar në maj 2015. Gjykata në Tianxhin tha se Wu Gan ishte “i pakënaqur me sistemin aktual të qeverisjes”. Gjykata gjithashtu e akuzon për “përhapje informacion të rremë” dhe për “fyerje online”. Pas dhënies së këtij dënimi nga gjykata, Wu Gan tha me ironi se i ishte mirënjohes partisë për këtë nder të lartë. Ndërsa avokati i aktivistit tha se do të apelonte vendimin e gjykatës Popullore.

Sicred