KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Kinë, botohet libri “Studimet mbi Mendimet e Xi Jinping-ut për Reformën dhe Hapjen”
Kinë, botohet libri "Studimet mbi Mendimet e Xi Jinping-ut për Reformën dhe Hapjen"

Kinë, botohet libri “Studimet mbi Mendimet e Xi Jinping-ut për Reformën dhe Hapjen”

Me rastin e 40-vjetorit të Reformës dhe Hapjes të Kinës, Shtëpia Botuese e Popullit botoi ditët e fundit librin “Studimet mbi Mendimet e Xi Jinping-ut për Reformën dhe Hapjen”. Libri i përpiluar nga Instituti i Shkencave Shoqërore i Provincës Guangdong është vepra e parë teorike që shtjellon në mënyrë sistematike idetë e presidentit aktual Xi Jinping për këtë politikë të rëndësishme kombëtare.
Në libër përshkruhet procesi i formimit i mendimeve të presidentit Xi-së dhe bëhet analiza për reformat e reja të propozuara nga ai si “zhvillimi i integruar në pesë fusha si ekonomike, politike, kulturore, shoqërore dhe ekologjike” etj.
Librika një total prej 350 mijë fjalësh dhe bën një analizë dhe interpretim të gjithanshëm të sistemit teorik të mendimeve të Xi Jinping-ut për reformën e hapjen nga 9 aspekte. Ai përfshin zotërimin e rasteve të reja të reformës e hapjes, nxitjen e reformës strukturore në anën e ofertës, trajtimin e duhur të marrëdhënieve midis qeverisë e tregut, ndërtimin e vendit të fuqishëm kulturor socialist, ndërtimin e përbashkët të modelit të qeverisjes së përbashkët shoqërore, ndërtimin e Kinës së bukur, zbatimin e nismës “Një brez, një rrugë”, ndërtimin e një komuniteti fatesh të njerëzimit, këmbënguljen në udhëheqjen e Partisë mbi reformën e hapjen etj.

Para Mbrapa
Kinë, botohet libri "Studimet mbi Mendimet e Xi Jinping-ut për Reformën dhe Hapjen"
Kinë, botohet libri "Studimet mbi Mendimet e Xi Jinping-ut për Reformën dhe Hapjen"
Para Mbrapa
Sicred