KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Kinë: Autobusi godet hyrjen e një tuneli, 36 viktima

Kinë: Autobusi godet hyrjen e një tuneli, 36 viktima

Të paktën 36 persona kanë humbur jetën, ndërsa 16 të tjerë kanë mbetur të plagosur rëndë, në një aksident në provincën Shanksi në veriperëndim të Kinës. Aksidenti ndodhi pak para mesnates, kur një autobus goditi murin në hyrje të tunelit në Kinling. Autoritetet thonë se të plagosurit u transportuan menjëherë në spital, ndërsa një pjesë e autostradës u mbyll përkohësisht për t’u hapur pas disa orësh. Shkaku i aksidentit nuk dihet akoma, ndërsa autoritetet kanë nisur një hetim mbi rrethanat e ngjarjes.

Sicred