KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Kinë, 7 studentë humbin jetën pas një sulmi me thikë në shkollë

Kinë, 7 studentë humbin jetën pas një sulmi me thikë në shkollë

Të paktën shtatë studentë kanë hummbur jetën dhe 12 të tjerë janë plagosur pas një sulmi në thikë që ndodhi dje në një shkollë të veri të Kinës. Agresori u ndalua nga policia. Ai ishte një 28 vjecar, ish-student i shkollës. Sipas vlerësimeve paraprake, i dyshuari mund të jetë motivuar nga hakmarrja, pasi ai kishte qenë pre e bullizimit gjatë vitit të tretë në shkollë. Sipas policisë, viktimat ishin pesë vajza dhe dy djem. Sulmi ndodhi rreth orës 18.10 me orën lokale. Fëmijët e plagosur janë ndërkohë në trajtim spitalor. Moshat e tyre nuk janë bërë të ditura, por sipas raportimeve në shkollën në fjalë studionin nxënës të moshave nga 12 deri në 15 vjec.

Sicred