KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Kina zbuloi emblemat për Olimpiadën e Paralimpiadën e Pekinit 2022

Kina zbuloi emblemat për Olimpiadën e Paralimpiadën e Pekinit 2022

E frymëzuar nga kaligrafia kineze, Kina zbuloi emblemat për Olimpiadën e Paralimpiadën e Pekinit 2022, në një ceremoni të mbushur me yje, duke shfaqur balada nga aktori Jackie Chan dhe pianisti Lang Lang. Pekini, i cili priti Olimpiadën në vitin 2008, do të bëhet qyteti i parë në të cilin organizohen të dyja Lojërat Verore dhe Dimërore. Në ceremoninë e zhvilluar në kryeqytetin kinez, një daulle dramatike ka shoqëruar numërimin për të zbuluar logon e Olimpiadës: stilet e ngjyrave të kuqe që i ngjajnë formës së skiatorit duke paraqitur karakterin kinez në garat dimërore. Dizajni ndërthur fluturimin me ski me kaligrafinë. “Emblemat kombinojnë kulturën kineze dhe pasionin, energjinë dhe energjinë e sporteve të dimrit”, ka thënë gjatë fjalës së tij kryetari i Komitetit Organizativ të Pekinit 2022, Cai Hi.

Sicred