KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Kina tarifa të reja ndaj mallrave amerikane
Kina tarifa të reja ndaj mallrave amerikane

Kina tarifa të reja ndaj mallrave amerikane

Kina paralajmëroi se do të vendosë tarifa të reja prej 60 miliardë dollarësh ndaj mallrave amerikane, nëse administrata Trump vë në jetë kërcënimet e saj për tregtinë. Ministria e Tregtisë njoftoi se janë propozuar tarifa nga 5 deri në 25 për qind ndaj më shumë se 5,200 mallrave amerikane duke e cilësuar këtë si një veprim të drejtë hakmarrës në luftën tregtare që po përshkallëzohet ndërmjet dy ekonomive më të mëdha në botë. Paralajmërimi i Kinës erdhi menjëherë pasi sekretari amerikan i shtetit Mike Pompeo u takua të premten me këshilltarin shtetëror kinez dhe me ministrin e jashtëm Wang Yi në Singapor. SHBA thotë se duan që Kina të ndalë vjedhjen e informacioneve sekrete të korporatave amerikane si dhe subvencionimin e kompanive kineze me kredi të lira, që u japin atyre një avantazh të padrejtë.

Sicred