KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Kina sjell në jetë majmunët e parë të klonuar

Kina sjell në jetë majmunët e parë të klonuar

Një laborator shkencor në Kinë ka sjellë në jetë dy majmunët e parë të klonuar, përmes teknikës së përdorur në rastin e deles Dolly. Lajmi është bërë i ditur nga revista “Sell”, e cila i referohet Akademisë Kineze të Shkencave, me seli në Shangai. Majmunët, të llojit me bisht të gjatë, janë identikë dhe quhen Zhong Zhong dhe Hua Hua. Shkencëtarët thonë se popullësitë e majmunëve, që janë gjenetikisht identikë do të jenë të rëndësishme për kërkimet në fushën e sëmundjeve njerëzore. Nga ana tjetër, kritikët insistojnë se kjo taktikë ngre shqetësimin etik se bota po i afrohet klonimit të njerëzve. Por për The Sun, ky model shtesë do të ndihmojë për t’i dhënë përgjigje shumë pyetjeve që ngrihen mbi biologjinë primate. Zhong Zhong lindi 8 javë më parë dhe mori emrin që përdoret për të identifikuar kombin ose popullin kinez. Ndërsa Hua Hua lindi 6 javë më parë. Studiuesit thonë se majmunët aktualisht po ushqehen me bibiron dhe po rriten normalisht, ndërsa shtojnë se të tjerë do të lindin në muajt e ardhshëm.

Sicred