KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Kina rrit në nivel historik import-eksportet e shërbimeve
Kina rrit në nivel historik import-eksportet e shërbimeve

Kina rrit në nivel historik import-eksportet e shërbimeve

Sipas të dhënave të publikuara ditët e fundit nga Ministria e Tregtisë e Kinës, në 7 muajt e parë të këtij viti vëllimi i përgjithshëm i import-eksporteve të shërbimeve arriti në mbi 2.9 trilionë juanë duke u rritur 9.9% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, duke shënuar kështu një rekord historik. Kjo shifër zë mbi 15% të vëllimit të tregtisë së huaj. Eksportet u rritën me 14.6% dhe importet me 7.7%. Deficiti tregtar u ngushtua me rreth 37.1 miliardë juanë.
Në një kohë kur tregtia botërore ndeshet me proteksionizmin, tregtia e shërbimeve e Kinës arriti një normë rritjeje prej afro 10%, gjë që tregon se tendenca ndaj qëndrueshmërisë po konsolidohet. Më të rëndësishmet janë përmirësimi i strukturës së tregtisë së shërbimeve dhe optimizimi i import-eksporteve të shërbimeve të reja.
Në 7 muajt e parë të këtij viti, vëllimi i përgjithshëm i import-eksporteve të shërbimeve të reja arriti 988.84 miliardë juanë, një rritje prej 20.3%, ndër të cilat shpejtësia më e madhe e rritjes është ajo e eksportit të shërbimeve të sigurisë, të shërbimeve të fushës së kulturës dhe argëtimit, ndërsa me shpejtësi edhe më të madhe është shënuar rritja e importit të tarifave të pronësisë intelektuale, të shërbimeve financiare, të kompjuterëve, të telekomunikacionit dhe të shërbimeve të informacionit.
Në situatën e tanishme, ndërsa tregtia e shërbimeve ndodhet në një pikë të mirë dhe të re të rritjes së tregtisë së jashtme dhe të ekonomisë, zhvillimi e shpejtë e saj ka një rëndësi të madhe për Kinën dhe botën.

Sicred