KRYEFAQJA » LAJME » Bota » KINA REFUZON TË NEGOCIOJË “NËN PRESION” ME SHBA-NË

KINA REFUZON TË NEGOCIOJË “NËN PRESION” ME SHBA-NË

Lufta tregtare mes Amerikës dhe Kinës, me tarifat e larta mbi produktet e tyre, duket se nuk po merr zgjidhje. Dy vendet vijojnë të rrisin tarifat ndaj produkteve të ndërsjellta, duke I bërë negociatat mes tyre të vështira për gjetjen e një zgjidhje. Kina e cilësoi të pamundur vijimin e negociatave tregtare me SHBA-në duke ”qenë e shantazhuar” dhe gjiganti aziatik kritikoi tarifat e reja doganore amerikane mbi mallrat e saj, duke kërkuar ”respekt të ndërsjelltë”. Lufta tregtare midis Uashingtonit dhe Pekinit u përshkallëzua këtë të hënë me hyrjen në fuqi të tarifave shtesë doganore prej 10% mbi mallrat kineze që përfaqësojnë 200 miliardë dollarë importe vjetore. Zëvendësministri kinez i Tregtisë, ëang Shouëen gjatë një konference shtypi u shpreh se SHBA-ja po miraton barriera shumë të mëdha tregtare. Duke na vënë përballë një presioni kaq të madh si mund të zhvillohen negociatat ? Këto nuk do të ishin negociata dhe konsultime të ndërmarra në një klimë mes të barabartëve. Kina premtoi masa të menjëhershme shpaguese ndaj goditjes së fundit të Uashingtonit, me tarifa doganore nga 5 deri në 10% mbi mallrat amerikane që përfaqësojnë 60 miliardë dollarë importe vjetore

Sicred