KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Kina reagon ndaj Trampit, tarifon shtrenjtë mallrat e SHBA

Kina reagon ndaj Trampit, tarifon shtrenjtë mallrat e SHBA

Kina i kundërpërgjigjet Donald Trump, tarifon mallrat amerikane. Kina ka vendosur tarifën 25% mbi 128 artikuj që importohen nga Amerika. Këto masa u ndërmorën pasi presidenti amerikan Trump rriti detyrimet për çelikun dhe aluminin e importuar nga jashtë, në mars. Pekini zyrtar tha se kjo lëvizje u bë për të ruajtur interesat dhe balancat e Kinës nga humbjet e shkaktuara prej tarifave të reja të vendosura nga Amerika. Kina ka thënë më parë se nuk do një “luftë tregtare”, por nuk do rrijë indiferente nëse cenohet ekonomia e saj. Trump, gjithsesi, insistoi se “lufta tregtare është diçka e mirë” dhe se do të ishte e lehtë për Amerikën ta fitonte “një luftë” të tillë. Autoritetet amerikane kanë bërë të ditur planet për tarifat e ardhshme për dhjetra miliardë dollarë të importeve kineze. Ata thonë se kjo është në përgjigje të praktikave të padrejta të tregtisë në Kinë që prekin kompanitë amerikane, por kjo ngre mundësinë për të marrë akoma më shumë veprime në atë që është bërë një “betejë e tregtisë së lirë”.

Sicred