KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Kina publikon librin e bardhë “Kina dhe OBT-ja”
Kina publikon librin e bardhë "Kina dhe OBT-ja"

Kina publikon librin e bardhë “Kina dhe OBT-ja”

Zyra e Informacionit e Këshillit të Shtetit të Kinës publikoi të enjten një libër të bardhë mbi Kinën dhe Organizatën Botërore të Tregtisë (OBT). Kjo është hera e parë që Kina boton një libër të bardhë mbi këtë çështje.
Qeveria kineze e botoi këtë libër të bardhë me synim prezantimin në mënyrë të gjithanshme të veprimeve praktike të Kinës, në përmbushjen e angazhimeve të saj gjatë anëtarësimit në OBT. Ky libër u realizua për të shpjeguar qëndrimet parimore dhe politikat e Kinës për pjesëmarrjen në sistemin e tregtisë shumëpalëshe dhe për të qartësuar perspektivat dhe veprimet e Kinës për nxitjen e hapjes në një nivel më të lartë.
Libri i bardhë “Kina dhe OBT-ja” ka rreth 12 mijë fjalë, duke përfshirë 4 pjesë: përmbushjen e angazhimeve të Kinës për OBT-në, mbështetjen e fortë të Kinës për sistemin e tregtisë shumëpalëshe, kontributin e rëndësishëm të Kinës për botën pas hyrjes në OBT dhe nxitjen aktive të Kinës për hapje në nivel më të lartë.
Hyrja e Kinës në Organizatën Botërore të Tregtisë në vitin 2001, siç thuhet edhe në librin e bardhë, është një moment historik për Kinën që të jetë thellësisht e përfshirë në globalizimin ekonomik. Kjo simbolizon që reforma dhe hapja e Kinës është futur në një fazë të re historike.
Që nga hyrja në OBT, Kina ka përmirësuar vazhdimisht sistemin e saj të ekonomisë socialiste të tregut, ka forcuar tërësisht lidhjen me rregullat tregtare shumëpalëshe, ka përmbushur efektivisht premtimet e saj për liberalizimin e mallrave dhe shërbimeve, ka shtuar mbrojtjen e të drejtave të pronësisë intelektuale dhe ka përmirësuar në mënyrë të dukshme stabilitetin, transparencën dhe parashikueshmërinë e politikës së saj të hapjes. Të gjitha këto sipas autoriteteve kineze kanë dhënë kontribut pozitiv për sistemin e tregtisë shumëpalëshe.
Ky libër vë në dukje se Kina, në mënyrë të vendosur, zbaton një strategji hapjeje me përfitime të përbashkëta, zbaton konceptin e tregtisë së lirë të OBT-së dhe tregon përgjegjësinë e saj si një vend i madh gjatë procesit të hapjes.
Nga hyrja në OBT deri në ndërtimin e nismës “Një brez, një rrugë”, Kina ka hapur krahët e saj dhe ka përqafuar mbarë globin, duke dhënë kontribut të madh në nxitjen e zhvillimit ekonomik botëror dhe shtimin e përfitimeve për popujt e tjerë të botës, duke u bërë gjithashtu stabilizues e motor kryesor për ekonominë globale.

Sicred