KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Kina propozon bashkëpunimin e Azi-Paqësorit
Kina propozon bashkëpunimin e Azi-Paqësorit

Kina propozon bashkëpunimin e Azi-Paqësorit

Më 18 nëntor, konferenca e 26-të dyditore jozyrtare e liderëve e Bashkëpunimit Ekonomik të Azi-Paqësorit (APEC), u mbyll në Guinenë e Re Papua. Gjatë kësaj konference, kryetari i shtetit i Kinës Xi Jinping shpjegoi përmbajtjet e asaj që u quajt “5 opinionet”, “hapjen, zhvillimin, gjithëpërfshirjen, krijimtarinë dhe rregullat”, të cilat janë pranuar gjerësisht nga qarqet e ndryshme pjesëmarrëse. Me këtë projekt Kina synon t’i injektojë bashkëpunimit të Azi-Paqësorit 3 forca.
Aipa saj e ardhmja e Azi-Paqësorit do të varet nga “hapja”. Ky rajon përballet me shumë shanse të ardhura nga revolucioni i teknologjive të reja dhe ndryshimi industrial. Nga ana tjetër, fërkimet tregtare dhe prirja e anti-globalizimit është forcuar shumë, duke shkaktuar paqartësi dhe paqëndrueshmërinë e zhvillimit.
Shkëmbimet tregtare në Ekspozitën e Parë Ndërkombëtare të Importit të Kinës regjistruan një vlerë prej 57.8 miliardë dollarësh amerikanë. Të gjithë mund të ndiejnë interesat e sjella nga tregu i hapur i Kinës.
Nga ana tjetër kyçi i bashkëpunimit të Azi-Paqësorit është “krijimtari”. Ekonomia digjitale po bëhet si forca thelbësore e revolucionit të raundit të ri global. Vitet e fundit, anëtarët e APEK-ut diskutuan strategjitë dhe planifikime të ndryshme për zhvillimin e ekonomisë digjitale.
Në fakt, si një “vend i madh digjitalizimi”, Kina shpërndau modelet e krijimtarisë të saj në teknologji ekonomike, të shitjes në internet, të pagesave përmes smartfonit etj. Modelet e zhvillimit dhe përvojat e tregtisë elektronike të Kinës janë pranuar gjerësisht nga pjesëmarrësit e konferencës.
Forca e tretë që i nevojitet zhvillimit të Azi-Paqësorit është “gjithëpërfshirja”. Rajoni i Azi-Paqësorit ka kushte të shumëllojshme, por edhe përballen me problemin e mungesës së gjithëpërfshirjes. Për shembull, objektivat e ndryshme ekonomike duan që të gëzojnë interesat e sjella nga ekonomia digjitale, por disa objektiva ekonomike kanë bazë të dobët në infrastrukturë, grumbullimin e teknologjisë, talentet etj.
Nisma “Një brez, një rrugë” e propozuar nga Kina mund të nxisë komunikimin me vendet e ndryshme. Në vitin 2017, vëllimi tregtar Kinë-vendet e përfshirë në nismën “Një brez, një rrugë” arriti në mbi 1.44 trilionë dollarë amerikanë, duke krijuar 244 mijë vende pune për vendet përkatëse.

Sicred