KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Kina përuron arenë mundjeje në Senegal
Kina përuron arenë mundjeje në Senegal

Kina përuron arenë mundjeje në Senegal

Presidentët e Kinës dhe Senegalit kanë përuruar në Dakar një arenë mundje, sport i cili është mjaft popullor në vend. Arena është financuar nga Pekini. Udhëheqësi kinez Xi Jinping në mënyrë simbolike i ka dorëzuar homologut të tij senegalez Macky Sall çelësat e arenës, pas një ceremonie, ku mundësit kryen ushtrime të ndryshme.
Infrastruktura e re, e ndërtuar në 28 muaj nga kompanitë kineze, e financuar nga Kina për 48.7 milion euro, ka një kapacitet prej më shumë se 20,000 vende. Ministri i sportit i Senegalit Matar Ba theksoi se me këtë u mbush një boshllëk në infrastrukturë. Në këtë arenë mund të zhvillohen edhe sporte të tjera përveç mundjes, si boksi, artet marciale, aktivitete edukative, koncerte, etj. Kjo arenë u realizua pas ankesave nga profesionistët e mundjes në Senegal, të cilët i zhvillonin aktivitetet e tyre në stadiumet e futbollit. Ndeshjet e mundjes në Senegal, shpeshherë transmetohen drejtpërdrejt në televizion, duke mbërthyer para ekranit mijëra spektatorë e përfshirë sponsorë të shumtë.

Sicred