KRYEFAQJA » LAJME » Kina ofron 300 milion euro për Ronaldon
cristiano ronaldo, kine, 300 miljone euro, sportist, lajme sport

Kina ofron 300 milion euro për Ronaldon

Kristiano Ronaldo mund të shkojë të luajë futboll në Kinë. Agjenti i tij Horge Mendes, ka thënë për Sky Sports Italia se nga Kina ka ardhur një ofertë prej 300 milionë euro në Madrid, nga e cila lojtari do të përfitojë 100 milionë euro në vit. Një shumë e tillë nuk është parë kurrë më parë në futbollin evropian. Mendez ka sqaruar më tej, se Ronaldo ka thënë: “Paraja nuk është gjithçka për të, pasi Madridi është jeta e tij. Edhe verën e kaluar për kampionin portugez kishte ardhur një ofertë e tillë e ai e kishte refuzuar”. Megjithatë gjithçka do të mbetet për t’u sqaruar në ditët në vazhdim.

Kristiano Ronaldo është zgjedhur sportisti më i mirë në botë për vitin 2016 nga një votim popullor i organizuar nga televizioni Eurosport. Ronaldo ka marrë 40% të votave, duke lënë pas atletin Usain Bolt me 25% dhe notarin Majkëll Felps me 12%. Për ekipe, më i miri në botë është shpallur Leister Siti, kampioni i Premier Ligës, duke marrë 51% të votave. Ndërsa në vend të dytë u rendit Portugalia, kampione e Evropës. Trajneri i Leister, Klaudio Ranieri, është përzgjedhur si më i miri i vitit, me 50%, i dyti Zinedine Zidane me 26%.

Sicred