KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Kina mirëpret investitorët e tregtarët e botës të marrin “trenin ekspres” të zhvillimit të saj
Kina mirëpret investitorët e tregtarët e botës të marrin "trenin ekspres" të zhvillimit të saj

Kina mirëpret investitorët e tregtarët e botës të marrin “trenin ekspres” të zhvillimit të saj

Statistikat ekonomike të publikuara nga autoritetet kineze së fundmi tregojnë për muajin korrik se vëllimi i përgjithshëm i import-eksporteve të Kinës kaloi 26 trilionë juanë, 12.5% më shumë sesa korrikun e kaluar. Eksportet janë rritur me 6.0%, ndërsa importet me 20.9%. Suficiti tregtar për korrikun ishte 177 miliardë juanë.
Rritja më e shpejtë e import-eksporteve dhe ulja e suficitit tregtar pasqyrojnë më së shumti anët pozitive nga masat e ndërmarra për zgjerim të reformës dhe hapjes. Siç tha presidenti i Kinës, Xi Jinping, gjatë Samitit Ekonomik të Davos-it 2017, zhvillimi i Kinës është një shans i mirë për gjithë botën dhe Kina mirëpret popujt e botës të hipin në “trenin ekspres” të zhvillimit të Kinës.
Në gjysmëvitin e dytë të sivjetshëm, Kina do të sjellë për botën dy ngjarje të gëzueshme. Njëra është lidhja e tregut të aksioneve të Bursës së Shangait me atë të Londrës, ndërsa tregu i kapitaleve i Kinës do të jetë më i hapur. Tjetra është mbajtja e Ekspozitës së parë Ndërkombëtare të Importit të Shangai-t.
Të dhënat statistikore zbulojnë se, nga janari deri në qershor, kapitalet e huaja për investimet në tregun kinez të bursës janë dyfishuar në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Rrjedhja e vazhdueshme e kapitaleve nga jashtë në tregun e brendshëm kinez tregon besim më ekonominë kineze. Ndërsa, ndërlidhja e tregjeve të bursave të Shangai-t dhe Londrës do të mundësojë bashkëpunim më të madh mes investitorëve.
Ekspozita e parë Ndërkombëtare e Importit, që do të mbahet në Shangai në nëntor, do të nxisë bashkëpunimin tregtar të ditëve të sotme. Më shumë se 2 800 kompani, nga më shumë se 130 vende dhe rajone, janë regjistruar për të marrë pjesë në panairin e Shangait. Tregtarët e kuptojnë fare mirë faktin se populli kinez kërkon një nivel më të lartë të jetesës, ndërkaq zhvillimi ekonomik i Kinës është motori i ri që stimulon tregun e konsumit në botë.
Në Kinë gjendet jo vetëm një treg i madh prej afro 1.4 miliardë konsumatorësh, por edhe vendosmëri e mbështetjet nga ana e qeverisë për liberalizimin e tregtisë dhe lehtësimin e investimeve. Investitorët dhe tregtarët në mbarë botën nuk duhet të humbasin këtë shans, por duhet të hipin sa më shpejt në “trenin ekspres” të zhvillimit të Kinës.

Sicred