KRYEFAQJA » LAJME » Kina, “Mbretëresha” e lojrave Aziatike
Kina, "Mbretëresha" e lojrave Aziatike

Kina, “Mbretëresha” e lojrave Aziatike

Futbollisti i Tottenham Son Heung-min e shmangu si me magji detyrimin e tij ushtarak. Kombëtarja e Koresë së Jugut ka mundur 2-1 Japoninë në finalen e Lojërave Aziatike duke fituar kështu medaljet e arta. Në basketboll për femra, Kina i ka mohuar medaljen e artë Koresë së bashkuar, pasi e mundi në finale 71-65. Edhe për meshkuj, kanë qenë baskebollistët kinezë ata që kanë fituar kundër iranit 84-72, duke marrë medaljet e arta. Në not, në disiplinën hedhje nga trampolina e sinkronizuar, Kina mori dy medalje të arta për meshkuj dhe femra. Në boks, ndërsa të gjithë prisnin që të pëfundonte ndeshja dhe të ndaheshin medaljet, trajneri nga Uzbekistani krijoi një situatë jo të këndshme duke pretenduar se firorja nuk i takonte kundërshtarit por boksierit të tij. Në fund medalja e artë i shkon Latipov të Uzbekistanit në peshën 52 kg. Në përfundim të konkurrimit, Kina mori 132 mealje ari, Japonia 74 dhe Koreja e Jugut 49. Ceremonia e mbylljes ishte thjesht një spektakël i organizuar nga indonezia, e cila do të kërkojë të organizojë Lojërat Olimpike 2032.

Sicred