KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Kina mbizotëron në Lojërat Aziatike 2018

Kina mbizotëron në Lojërat Aziatike 2018

Kina vazhdon të mbizotërojë në Lojërat Aziatike 2018 që po zhvillohen në Xhakarta. Kështu notarja Liu Xiang vendosi rekordin e parë botëror në pishinën e Lojërave Aziatike, ndërsa Sun Yang shënoi emrin në histori duke marrë medaljen e 8-të të artë.
Liu bëhet notarja e parë që i bën 50 metra shpinë nën 27 sekonda. Liu, 21 vjeç, theu rekordin 9-vjeçar të të Zhao Jing, me 27.06, i vendosur në kampionatin botëror të vitit 2009 në Romë.
Kampioni i trefishtë olimpik Sun Yang mori medalje në 400 m stil i lirë duke barazuar rekordin e kinezit Xu Yanwei me tetë medalje ari në Lojërt Olimpike.
Kina, ka marrë 30 medalje ari deri në fund të ditës së tretë të garave në Lojërat Aziatike, e ndjekur nga Japonia me 12 dhe Koreja e Jugut me 8. Chen Yile e Kinës, 16 vjeç, fitoi medaljen e artë në gjimnastikë, pavarësisht nga një gabim në muzikë që bënë organizatorët gjatë ekzekutimit të ushtrimeve të saj.
Hidilyn Diaz e Filipeneve, fitoi medaljen e artë në peshëngritjen në peshën 53 kg dhe Eko Yuli Irawan i Indonezisë fitoi në peshën 62 kg.
Kina mbizotëron në çiklizmin malor. Ma Hao dhe Lyu Xianjing fituan në konkurrimin për meshkuj ndërsa, Yao Bianva dhe Li Hongfeng morën medalje ari dhe argjendi në garën e femrave.

Sicred