KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Kina ka inkorporuar ideologjinë e Presidentit Shi Xhinping në kushtetutën e saj

Kina ka inkorporuar ideologjinë e Presidentit Shi Xhinping në kushtetutën e saj

Partia Komuniste e Kinës ka votuar për inkorporimin e ideologjisë së Presidentit Shi Xhinping në kushtetutën e saj, duke e ngritur Shi në nivelin e themeluesit të kësaj partie, Mao Cedun. Votimi unanim ndodhi në fund të kongresin e partisë, që është edhe takimi më i rëndësishëm politik i Kinës. Zooi Shi e ka rritur në mënyrë të qëndryueshme pushtetin e tij qëkur u bë lider në vitin 2012. Lëvizja e kongresit nënkupton që cdo sfidë që mund t’i paraqitet atij do të konsiderohet si një kërcënim për sundimin e Partisë Komuniste. Më shumë se dymijë delegatë u mblodhën për procesin e miratimit përfundimtar të inkorporimit të Mendimit të Shi Xhinping mbi Socializmin me Karakteristika Kineze për Epokën e re në kushtetutën e Partisë Komuniste të Kinës. Në fund të procesit, delegatët u pyetën nëse kishin ndonjë kundërshtim dhe të gjithë u përgjigjën njëzëri “asnjë”. Liderë të mëparshëm të partisë i kanë patur ideologjitë e tyre të inkorporuruara në kushtetutën apo mendimin e partisë, por filozofia e asnjërit prej tyre, përveç Mao Cedunit, nuk është përshkruar si rrymë mendimi. 14 parimet kryesore të Mendimit të Shi Xhingping theksojnë rolin e partisë komuniste në cdo aspekt qeverisës së vendit, dhe ato përfshijnë:
Thirrjen për reformë të plotë dhe të thellë si dhe ide të reja zhvillimi.
Premtimin për jetesë harmonike mes njeriut the natyrës. Kjo është një thirrje për ruajtjen e mjedisit dhe mund t’i referohet synimit për të plotësuar nevojat për energji nga burimet e rinovueshme.
Theksin mbi autoritetin absolut të partisë mbi ushtrinë e popullit.
Theksin mbi rëndësinë e një vendi me dy sisteme dhe ribashkimin me mëmëdhenë, një referencë e qartë kjo për Hong Kongun dhe Tajvanin.

Sicred