KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Kina i kundërpërgjigjet SHBA-ve, tarifon mallrat amerikane

Kina i kundërpërgjigjet SHBA-ve, tarifon mallrat amerikane

Kina i është kundërpërgjigjur SHBA-ve, pas hyrjes në fuqi të tarifave amerikane prej 25 përqind ndaj mallrave kineze që kapin shifrën e 34 miliardë dollarëve, ç’ka sinjalizon fillimin e një lufte tregtare mes dy ekonomive më të mëdha në botë. Kina ka vepruar në të njëjtën mënyrë, duke vendosur tarifa të ngajshme në nivelin përqind ndaj 545 produkteve amerikane që importohen në vend dhe të cilat kapin shifrën e 34 miliardë dollarëve. Pekini akuzoi SHBA-të se kanë filluar luftën më të madhe tregtare në historinë e ekonomisë botërore. – Pasi SHBA-të aktivizuan masat e tyre tarifore ndaj Kinës, masat e Kinës kundër SHBA-ve hyjnë në fuqi menjëherë, – u shpreh zëdhënësi i ministrisë së jashtme kineze Lu Kang. Ndërkohë, dy kompani në Shangai thanë për rrejtin BBC se autoritetet e doganave po vononin sot proceset e zhdoganimit për importet amerikane. Tarifat amerikane janë rezultat i përpjekjeve të presidentit amerikand Donald Tramp për të mbrojtur vendet e punës në Amerikë si dhe për të ndaluar transfertat e padrejta të teknologjisë dhe pronës intelektuale amerikane në Kinë. Shtëpia e bardhë gjithashtu ka bërë të ditur se do të konsultohej mbi aplikimin e tarifave ndaj produkteve të tjera që kapin shifrën e 16 miliardë dollarëve, dhe për të cilat presidenti tramp bëri të ditur se mund të hyjnë në fuqi në fund të këtij muaji.

Sicred