KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Kina hap 3.34 milionë vende pune në tre muaj

Kina hap 3.34 milionë vende pune në tre muaj

Kina krijoi 3,34 milionë vende të reja pune gjatë 3 muajve të parë të këtij viti, sipas ministrise së burimeve njerëzore dhe sigurisë sociale Gjendja e punësimit në Kinë konsiderohet si e qëndrueshme dhe, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të shkuar, në zonat urbane jane hapur 160 mijë më tepër vende të reja pune, ndërsa niveli i papunësisë vazhdon të mbetet në shifrën 4 përqind. Ministria njoftoi gjithashtu se skema e sigurimeve shoqërore mbulon këtë vit 892 milionë njerëz kurse ajo e sigurimeve shëndetësore mbi 1 miliard persona. Qeveria qëndrore vazhdon të promovoje fondet e investimeve për pensionet në tregun kapital dhe shtatë qeveri të provincave kanë nënshkruar kontrata të tilla. Ekonomia kineze vazhdon të ecë me ritme të larta dhe parashikohet që, pas pak vitesh, të dalë si ekonomia numer një në botë, duke lënë pas shteteve të bshkuara të Amerikës.

Sicred