KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Kina do të kufizojë furnizimin me naftë të Koresë së Veriut dhe blerjen e tekstileve
Kina do të kufizojë furnizimin me naftë të Koresë së Veriut dhe blerjen e tekstileve

Kina do të kufizojë furnizimin me naftë të Koresë së Veriut dhe blerjen e tekstileve

Kina ka vendosur të kufizojë furnizimin me naftë në Korenë e Veriut dhe do të ndalojë blerjen e tekstileve nga kombi i izoluar politikisht. Në një deklaratë të Ministrisë kineze të Tregtisë thuhej se kufizimet për produktet e rafinuara të naftës do të fillojnë të zbatohen nga 1 tetor ndërkohë që kufizimet për gazin natyror do të zbatohen menjëherë. Sidoqoftë, një sasi e kufizuar, e lejuar me rezolutën e Kombeve të Bashkuara, sërish do të eksportohet në Korenë e Veriut.
Kina është partneri më i rëndësishëm tregtar i Penianit dhe një nga burimet e pakta të parasë. Ndalimi i tekstileve do të dëmtojë ndjeshëm të ardhurat koreano-veriore pasi pritet t’i kushtojë vendit mëse 700 milionë dollarë në vit.
Edhe Banka Qendrore e Kinës i kërkoi bankave të tjera në vend të mos i shërbenin më klientëve të rinj koreano-veriorë dhe të mbyllnin veprimet me klientët ekzistues.
Kjo qasje më e ashpër e Kinës vjen si përgjigje për testin më të fundit nuklear të Koresë së Veriut, gjë nxiti Kombet e Bashkuara të miratonte një paketë të re sanksionesh ekonomike të propozuar nga Shtetet e Bashkuara.
Kina dhe Rusia fillimisht refuzuan propozimin e Uashingtonit për të ndaluar tërësisht eksportet e naftës, por më vonë arritën akordin për të zbatuar masa të reduktuara kundër Koresë së Veriut.

Sicred