KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Kina dhe BE rritin bashkëpunimin për të përballuar sfidat e reja
Kina dhe BE rritin bashkëpunimin kundër luftës tregëtare të SHBA

Kina dhe BE rritin bashkëpunimin për të përballuar sfidat e reja

Në Pekin është mbajtur së fundi Dialogu i 7-të Ekonomiko-Tregtar i Nivelit të Lartë Kinë-BE, i konsideruar si mekanizmi më i lartë i dialogut kino-europian. Dialogu u drejtua nga zv.kryeministri i Kinës Liu He dhe zv.presidenti i Komisionit Europian Jyrki Katainen.
Dialogu i tanishëm u zhvillua në një sfond të pazakontë, pasi Kina dhe BE-ja po përballen me sfidën tregtare të SHBA-së, e cila ka nisur intensivisht luftën tregtare, duke mos u lënë alternativë tjetër vendeve të prekura përveçse t’u drejtohen kundërmasave.
Palët vlerësojnë se dialogu ofroi një shans të mirë për “thellimin dhe zgjerimin e bashkëpunimit” kino-europian. Ai u mbyll me një sërë rezultatesh dhe konsensusesh, siç edhe pritej nga popujt e dy palëve dhe nga bashkësia ndërkombëtare.
Kina dhe BE-ja ndajnë të njëjtat pikëpamje për kundërshtimin e unilateralizimit dhe proteksionizmit tregtar, duke u zotuar për ruajtjen e sistemit tregtar shumëpalësh, me Organizatën Botërore të Tregtisë në qendër e të bazuar në rregullat përkatëse, si dhe për të përmirësuar sistemin e qeverisjes globale. Ky konsensus pasqyron jo vetëm vetëdijen për vetëmbrojtje të Kinës dhe BE-së kundrejt luftës tregtare të ShBA-së, por edhe përgjegjësinë e dy palëve si dy ekonomi të rëndësishme në botë.
Kina përballet me tarifa të mundshme prej 250 miliardë dollarësh amerikanë mbi produktet që eksporton në SHBA, kurse BE-ja u është nënshtruar tarifave të reja mbi produktet e saj të çelikut dhe aluminit që eksporton në ShBA që nga maji dhe kërcënohet me shtimin 20 përqind të tarifave ndaj automjeteve të saj.
Zv.presidenti i Komisionit Evropian Jyrki Katainen tha që BE-ja nuk ka zgjedhje tjetër veçse të reagojë. Ndërsa pala kineze i ka përgatitur tashmë kundërmasat “nga ana sasiore dhe cilësore”.
Kina dhe BE-ja janë nxitëse të globalizimit dhe përfituese prej tij dhe nuk e dëshirojnë luftën tregtare. Por nëse SHBA-ja vazhdon të veprojë me kokëfortësi, Kina dhe BE-ja janë të detyruara të luftojnë për të mbrojtur veten, ngaqë nuk mund të provokohen lidhur me interesat thelbësore të tyre.
Më e rëndësishmja është që vëllimi i ekonomisë së Kinës dhe asaj të BE-së zë afro 40 përqind të vëllimit të përgjithshëm të ekonomisë globale. Zëri i përbashkët i të dy palëve do të rrisë besimin ndërkombëtar për të luftuar unilateralizmin e proteksionizmin dhe do të sjellë elemente qetësie në strukturën ndërkombëtare ku tashmë ka shumë pasiguri.
Bashkimi Evropian është tani partneri më i madhe tregtar i Kinës. Sipas të dhënave të doganave kineze, vjet vëllimi i tregtisë dypalëshe arriti në 616.92 miliardë dollarë amerikanë, duke përbërë 15 për qind të tregtisë së jashtme të Kinës, nga 13.4 për qind në vitin 2013.

Sicred