KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Kim Jong-yang zgjidhet president i Interpolit
Kim Jong-yang zgjidhet president i Interpolit

Kim Jong-yang zgjidhet president i Interpolit

Asambleja e Përgjithshme e Interpolit, e cila po zhvillon punimet e Kongresit të përvitshëm në Dubai, ka zgjedhur kandidatin nga Koreja e Jugut, Kim Jong-yang, në postin e presidentit. Ai do të vijojë mandatin e Meng Hongweit, deri në vitin 2020. Me zgjedhjen e tij, 194 vendet anëtare të organizatës ndërkombëtare policore kanë refuzuar kandidatin rus, Alexander Prokopçuk, i cili shihej gjerësisht si pretendenti për të pasuar kinezin Meng Hongwein, i cili fillimisht “u zhduk” në vendlindjen e tij Kinë, gjatë shtatorit, ndërkohë që më vonë, Pekini zyrtar informoi Interpolin se ai kishte dhënë dorëheqjen pasi ishte akuzuar për ryshfet. Një ditë më parë, një kor gjithnjë e në rritje kritikësh i bëri thirrje Intepolit që të refuzonte kandidatin rus për të udhëhequr organizatën ndërkombëtare policore, për shkak të frikës se Moska do të abuzonte me presidencën e saj për të shënjestruar kundërshtarët politikë. Kremlini, nga ana e tij denoncoi atë që e quajti “ndërhyrje” në votim. Nderkaq sekretari amerikan i Shtetit, Majk Pompeo tha se SHBA-ja mbështet fuqishëm kandidatin koreanojugor në presidencën e Interpolit, Kim Jong yang, përballë konkurrentit të tij rus. “Ne inkurajojmë të gjitha kombet dhe organizatat që bëjnë pjesë në Interpol dhe që respektojnë shtetin e së drejtës të zgjedhin një kryetar me integritet” tha ai.

Sicred