KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Kim Jong Un sërish në Pekin
Kim Jong Un

Kim Jong Un sërish në Pekin

Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un po zhvillon një vizitë dy-ditore në Pekin, ka bërë të ditur media kineze. Ky takim vjen një javë pas samitit të tij me Presidentin amerikan Donald Trump. Vizita e i Kim Jong Un në Pekin, vjen pasi Kina ka kërkuar të forcojë rolin e saj si ndërmjetës midis SHBA dhe Koresë së Veriut, ku Pekini pretendon siguri bindëse dhe interesat ekonomike.
Dhjetra furgona sigurie, makina të policisë dhe automjete të blinduara rrethuan rrugët përreth shtëpisë ku Kim kishte qëndruar edhe në vizitën e tij të mëparshme. Kreu i Koresë së Veriut pritet të shkojë në Sallën e Madhe të Popullit për t’u takuar me presidentin kinez Xi Jinping. Ky është udhëtimi i tretë i Kim Jong Un në Kinë që nga marsi, kur ai e bëri udhëtimin e tij të parë jashtë vendit si udhëheqës.

Sicred