KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Dy koretë drejt normalizimit të marrëdhënieve

Dy koretë drejt normalizimit të marrëdhënieve

Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-un përgëzoi Korenë e Jugut për mikpritjen që i rezervoi Veriut në Lojërat Olimpike Dimërore, ndërsa bëri thirrje për përmirësimin e mëtejshme të klimës së ngrohtë të pajtimit. Komentet u bënë pasi delegacioni verior, i udhëhequr nga Kim Yo-jong, motra e diktatorit, u kthye në shtëpi pas vizitës historike ne Korene e Jugut. Prania e Veriut në lojëra është cilësuar si një hap i madh përpara drejt afrimit të dy vendeve, megjithëse ka shumë që paralajmërojnë se nuk i duhet besuar propagandës së Koresë së Veriut. Në një deklarate për shtyp, të publikuar nga agjensia shtetërore e lajmeve KCNA, lideri Kim Jong-un shprehu kënaqësinë e tij pasi mori raportin e delegacionit. Kim u mahnit nga paraqitja e palës jugore, e cila e kishte bërë prioritet vizitën e delegacionit koreanoverior, e cila u shoqërua edhe me një foto të rrallë të liderit bashkë me krerët e delegacionit, motrën e tij Kim Yo-jong dhe kreun ceremonial të shtetit, Kim Yong-nam.

Sicred