KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Kim Jong-un në Kinë?
Kim Jong-un në Kinë?

Kim Jong-un në Kinë?

Rriten gjithnjë e më shumë spekulimet se një zyrtar i lartë koreano verior që ka mbërritur papritur në Pekin, është vetë lideri Kim Jong-un. Media japoneze informoi fillimisht se një figurë e “lartë” mbërriti me trenin diplomatik koreano verior dhe u takua me sigurinë e lartë. Korea e Jugut thotë se nuk është në dijeni të identitetit të zyrtarit, por po “vëzhgon me kujdes” situatën. Kjo do të ishte vizita e parë e Kim, që kur mori postin në 2011-n. Nuk ka një koment zyrtar nga Kina apo Korea e Veriut, por një vizitë e tillë do të ishte një zhvillim shumë domethënës. Muajin e shkuar, presidenti amerikan Donald Trump pranoi ftesën e papritur për t’u takuar me Kim dhe dyshohet se zyrtarët po punojnë në prapaskenë për të rregulluar marrëdhëniet diplomatike. Analistët thanë se Korea e Veriut dhe liderët kinezë do të dëshironin të takoheshin para takimit të shumë pritur. Kina është gjithashtu aleate ekonomike e Koresë së Veiut.

Sicred