KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Samiti SHBA-Kore e Veriut/Kim Jong Un pranon publikisht mundësinë e bisedimeve

Samiti SHBA-Kore e Veriut/Kim Jong Un pranon publikisht mundësinë e bisedimeve

Lideri koreano verior Kim Jong un ka pranuar për herë të parë publikisht bisedimet me Shtetet e Bashkuara të amerikës. Presidenti amerikan Donald Tramp ra dakord për bisedime me zotin Kim muajin e shkuar, por Peniani nuk kishte bërë komente për samitin mes dy liderëve. Sipas mediave shtetërore të vendit komunist, zoti Kim ka përmendur mundësinë e dialogut me SHBA-të gjatë një takimi me zyrtarë të partisë së tij të Punëtorëve. Kim nuk e përmendi ekzaktësith samitin me presidentin amerikan, por ai diskutoi zhvillimin e marrëdhënieve mes Koresë së Veriut dhe asaj të jugut si dhe perspektivën e dialogut me SHBA-të. Detaje për takimin mes liderëve të dy vendeve, përfshi edhe kohën e zhvillimit të tij, janë akoma të paqarta. Presidenti Tramp tha dje se ai planifikonte të takohej me liderin koreano verior në muajin Maj ose në fillim të qershorit. Ndërkohë, mediat e huaja raportojnë se zyrtarë të administratës amerikane kanë qenë në kontakt me Korenë e Veriut në lidhje me përgatitjet për bisedimet.

Sicred