KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Kim Jong-un: Jemi në “fazën perfundimtare” të raketës balistike ndër-kontinentale
Kim Jong-un: Jemi në “fazën perfundimtare” të raketës balistike ndër-kontinentale

Kim Jong-un: Jemi në “fazën perfundimtare” të raketës balistike ndër-kontinentale

Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong-un, tha se vendi i tij është në “fazën perfundimtare” të ndërtimit të raketës balistike ndër-kontinentale. Gjatë një fjalimi të transmetuar në televizion, Kim Jong-un ka thënë se Koreja e Veriut ka “shënuar ngritje si fuqi bërthamore” në vitin 2016 dhe “se shpejti do e kemi edhe raketën balistike ndër-kontinentale. Ekspertët e huaj vlerësojnë se këtij shteti ende i duhen disa vjet për ndërtimin e një rakete të tillë. Ndërkohë, kryeministri i Koresë së Jugut,  gjatë fjalimit për Vitin e Ri ka thënë se vendi i tij do i rrisë ndjeshëm shpenzimet për ushtrinë, ndërsa ky shtet rrezikon konflikt me Korenë komuniste. Koreja e Veriut ka kryer dy teste bërthamore dhe shumë testime të raketave balistike në vitin 2016.

Sicred