KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Kim Jong Un i kërkon presidentit amerikan një takim të dytë

Kim Jong Un i kërkon presidentit amerikan një takim të dytë

Lideri koreano-verior Kim Jong Un i ka shkruajtur një letër presidendit amerikand Donald Tramp, ku kërkon një tjetër takim mes tyre pas samitit historik që ata zhvilluan në muajin qershor të këtij vitit. Zëdhënsja e shtëpsië së Bardhë Sara Sendërs tha se letra shumë e ngrohtë që presidenti amerikan mori tregonte angazhimin e vijueshëm të Penianit për t’u përqëndruar tek denuklearizimi. Sanders gjithashtu bëri të ditur se po punohet për planifikimin e takimit të ri. Negociatat mbi denuklearizimit duket se kanë ngecur pas samitit të dy liderëve. – Qëllimi parësor I letrës ishte për të kërkuar dhe për të vendosur një takim tjetër me presidentin, gjë për të cilën ne jem,i të hapur dhe jemi ndërkohë në proces të koordinimit të gjërave, – tha zëdhënësja e shtëpisë së bardhë, e cila nuk dha ndonjë tregues se kur mund të ndodhte takimi i dytë mes liderëve.

Zonja Sanders gjithashtu vlerësoi parandën ushtarake që vendi komunist zhvilloi fundjavën që lamë pas, duke theksuar se për herë të parë ai aktivitet nuk u krye për të treguar arsenalin bërthamor. Kjo, sipas Sanders, falë suksesit të jashtwzakonshwm të politikave të zotit Tramp. E ndërsa gjatë paradës së Koresë së Veriut që shënëoi 70 vjetorin e themelimit të saj, parakaluan ushtarë, tanqe dhe armë të tjera, në të nuk u paraqit ndonjë raketë balistike ndërkontinentale, e cila mund të transporojë edhe koka raketash bërtahmore. Nëse një gjë e tillë do të ndodhte, do të shihej si provokim.

Sicred